Abazi: Politika qe ka kapur ekonominë dhe drejtësinë, tani po i kapë edhe viktimat!
Loja që u luajt në këtë fundjavë në Kuvendin e Kosovës, debati për gjenocidin serb 20 vjet pas lufte dhe iniciativa e Kadri Veselit për një Tribunal ndërkombëtar të krimeve serbe në Kosovë, që kulmoi me nxjerrjen e disa fotografive nga deputetja Flora Brovina, e kanë nxitur një reagim të ashpër të analistit politik Haki Abazi i cili, në një reagim në llogarinë e tij në Facebok krejt këtë zhvillim e ka quajtur keqpërdorim të luftës nga bandat kriminale, të cilat sipas tij po tolerohen nga drejtësia e kapur.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Haki Abazit në Facebook:
Me pas shteti kryeprokuror dhe gjykates, nuk kishin me leju qe nje bande kriminelesh me keqperdore luften, deshmoret, dhunimet dhe gjitha krimet serbe. Ne Kosove sot është duke u bërë krim permbi krimet e Milloshevicit. Politika qe ka kapur ekonomine dhe drejtesine tani do të kape edhe viktimat. Jo nje dreq i madh por nje kale i Trojes me shume dreqer kane hyre mbrenda.
(Kosova Sot Online)