Kur Bob Dole erdhi në Prishtinë – takoi Rugovën, Demaçin, Qosjen

  • 20 May 2019 - 16:12
Kur Bob Dole erdhi në Prishtinë – takoi Rugovën, Demaçin, Qosjen

Senatori Bon Dole në vitin 1990 vizitoi Kosovën dhe u takua me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen dhe aktivistë tjerë kosovarë që ishin rreshtuar kundër Serbisë. Pjesë e takimit ishin edhe Bujar Bukoshi, Shkëlzen Maliqi dhe shumë të tjerë. Bashkë me senatorin amerikan pjesë e takimit ka qenë edhe ambasadori amerikan në Beograd Warren Zimmerman i cili në një libër të tij e ka përshkruar në detaje takimin në Prishtinë.

Senatori amerikan Bob Dole ishte zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Kosovën. Ai në vitin 1990 pak kohë pas formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte takuar Kryetarin e sapo zgjedhur të LDK-së Ibrahim Rugovën. Në këtë takim kishin marrë pjesë edhe shkrimtarë, akademikë e aktivistë të njohur. Pjesëmarrës tjerë në këtë takim kishin qenë edhe Adem Demaçi, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja etj.

Në këtë takim ish-Presidenti Rugova i kërkoi delegacionit amerikan me në krye Senatorin Dole që ta mbështesin pavarësinë e Kosovës si të vetmen zgjidhje për paqe në Ballkan.

Këtë vizitë të senatorit amerikan e kishte bërë të mundshme lobimi i Komunitetit të Shqiptarëve të Amerikës përkatësisht Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan me bazë në Uashington

(Kosova Sot Online)