Ministri i Drejtësisë i reagon Kurtit pasi ky i fundit e kritikoi Veselin
Abdelard Tahiri, Ministri i Drejtësisë, ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Tahiri është shprehur se Kurti tmerrohet kur e di se Kadri Veseli është autor i iniciativës për formimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë.
“Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mundësia që kjo iniciative të ketë sukses”.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se Kurtit i kanë penguar edhe çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.
“Ashtu siç i janë shndërruar në makth çlirimi i Kosovës dhe Pavarësia e saj, të cilat u fituan si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, bashkëpunim ky të cilin ky dikur, Albin Kurti bënte thirrje që të sabotohej. Me të njëjtën logjikë që i sulmonte atëherë këto procese ai e atakon edhe sot këtë nismë” ka shkruar Tahiri.
Qasjen e opozitës për të penguar funksionalizmin e Tribunalit Ndërkombëtar, që ka për qëllim hetimin dhe ndëshkimin e...
Posted by Abelard Tahiri on Monday, May 20, 2019
(Kosova Sot Online)