Arrestohen gjatë punës në Zvicër 5 shqiptarë, e pëson edhe pronari. Ja pse

  • 21 May 2019 - 08:42
Arrestohen gjatë punës në Zvicër 5 shqiptarë, e pëson edhe pronari. Ja pse

Policia Kantonale e Cyrihut me rastin e një kontrollimi të bërë në një kantier ndërtimi në Richterswil ka arrestuar pesë persona, të gjithë shtetas kosovarë.

Policët kantonalë mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të të enjtes kanë bërë kontrollimin e një kantieri ndërtimi në Richterswil të Cyrihut.

Ata kanë konstatuar se pesë burra që i janë nënshtruar kontrollimit, ndodheshin me qëndrim ilegal në Zvicër.

Ata po ashtu ishin duke punuar ilegalisht në kantierin në fjalë.

Pesë personat e arrestuar janë meshkuj të moshës 19 deri 33 vjeçare, të gjithë shtetas të Kosovës.

Punëdhënësi i tyre ishte një shtetas 52 vjeçar i Maqedonisë së Veriut, banor i Kantonit Schwyz. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve.

(Kosova Sot Online)