Konsumonte ushqime të thata dhe pije me gaz, 27-vjeçarja zbulon si arriti të humbte 95 kg

  • 21 May 2019 - 09:47
Konsumonte ushqime të thata dhe pije me gaz, 27-vjeçarja zbulon si arriti të humbte 95 kg

Një 27-vjeçare ka zbuluar se si ka vendosur që të përmirësojë dietën e saj ushqimore, vetëm nga një lojë në një park. Laura Durheim nga New South Wales, nuk mund të bënte xhiro për shkak se peshonte 160 kilogramë dhe nuk i lejohej që të ulej në ndenjëse.

Për këtë arsye, ajo vendosi që të hiqte dorë nga ushqimet e thata dhe pijet me gaz. Si pasojë, 27-vjeçarja arriti që të humbiste plot 95 kilogramë.

“Unë kam patur probleme me peshën që kur nuk e mbaj mend. Unë përdorja anti-depresantë dhe flija shumë pasi ndihesha gjithmonë e lodhur. Nuk haja asnjëherë mëngjes, por paradite pëlqeja një petë me salsiçe dhe petull. Dreka ishte gjithmonë në fast food që përfshinte një hamburger të madh. Në darkë konsumoja të njëjtën gjë si në drekë ose ndonjë tjetër ushqim të thatë”, tha ajo për “Femail”.

Gjithashtu ajo ka shtuar se gjatë ditës pinte rreth 3-5 litra pije me gaz. Por përveç dietës, rënien në peshë e shoqëroi me regjistrimin në palestër, gjë që i ndryshoi tërësisht jetesën.

Laura shprehet se ka kaluar një vit dhe nuk humb asnjë ditë në palestër dhe në dietën ushqimore nuk përfshihen aspak pijet me gaz apo ushqimet e thata. Laura përdor vetëm fruta, perime, ujë dhe lëngje.

Image

(Kosova Sot Online)