Kërcënohet ministri i brendshëm
Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm i është dërguar Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë italiane, Matteo Salvinit.
Zarfi i dyshimtë është identifikuar e sekuestruar sot nga Policia Postale e Romës. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.
Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.
pari i rendit dhe sigurisë në Itali ka theksuar se ai nuk do të ndalet në kryerjen e punëve të tij.
(Kosova Sot Online)