E sulmoi taksisti papritur, ky është 6-vjeçari që i hoqën kokën në sy të së ëmës që ulërinte

  • 21 May 2019 - 20:11
E sulmoi taksisti papritur, ky është 6-vjeçari që i hoqën kokën në sy të së ëmës që ulërinte

6-vjeçari është identifikuar si Zakaria Al-Jaber dhe ishte në një taksi me të ëmën, në momentin që shoferi e nxori nga automjeti dhe i çau fytin me një copë xhami.

Zakaria dhe nëna e tij ishin duke shkuar në faltoren e Profetit Muhamed në Medinë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, shoferi i taksisë e tërhoqi të voglin drejt një kafeneje në zonën Al-Tilal përpara se të thyente një shishe xhami e ta përdorte për t’i prerë fytin.

Nëna bashkë me një polic në vendin e ngjarjes u përpoqën ta ndalonin sulmuesin, por nuk mundën të bënin gjë për ta shpëtuar.