Akuzon Aliu: Shpend Ahmeti në kërkim të "hises e mitos", nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore!

  • 22 May 2019 - 07:36
Akuzon Aliu: Shpend Ahmeti në kërkim të

Qytetarët e Prishtinës e kanë humbur thellësisht besimin tek kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, për shkak të zotimeve dhe premtimeve të dhëna, por që nuk iu është përmbajtur atyre, e sidomos në fushën e vendosjes së një rregulli më të madh në urbanizëm , një kaos që po e përcjell kryeqytetin që nga pas lufta e deri më sot. Janë edhe analistët politik që e përcjellin dita ditës punën e Shpend Ahmetit akuzojnë për dështimet dhe mashtrimet e tij, për biznesin që ai bën me nëntokën kriminale në fushën e ndërtimeve.

Image
Bislim Aliu

Një bindje të tillë për Shpend Ahmetin, e ka analisti Bislim Aliu, i cili ia numëron Shpend Ahmetit dështimet një nga një. "Pa dyshim që Prishtinën po vazhdon ta udhëheq mafia e nëntokës kriminale e ndërtimit, edhe me Shpend Ahmetin kryetar, që dy mandate rresht.

 

Kjo udhëheqje po vazhdon, që nga maji i vitit 2014, kur Shpend Ahmeti kishte pranuar , kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de fakto i krimit të organizuar”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, duke kujtuar premtimet elektorale të Shpend Ahmetit, Bislim Aliu tha se të gjitha kanë dalë të jenë mashtrime e gënjeshtra. “Dhe për këtë, ai gënjeu e mashtroi qytetarët, dy herë duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore dhe duke akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e sapo e mori udhëheqjen , nuk la gurë pa lëvizur, në kërkim të "hises e mitos" , nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore”, theksoi Aliu për "Kosova Sot Online.

“Ndaj, për këtë, miq më të mirë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit, e lindur që nga fillimi i vitit 2000! Shpend Ahmeti edhe më shumë degradoi kryeqytetin, duke shitur leje ndërtimi, pa u ndalur, vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, dhe po që se qytetarët, nuk janë pjesë e mafisë ndërtimore, ata edhe pas aplikimit për leje ndërtimore, ishin refuzuar, pa pardon dhe pa ligj edhe disa herë”, potencoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Për Bislim Aliun "është krim i dyfishtë ky që po ndodhë me Prishtinën derisa nuk vepron dhe nuk ngritë kallëzime penale Prokuroria e shtetit dhe as ajo Speciale, edhe pse dosje të pa numërta presin për shqyrtim, për denoncimet që janë bërë qoftë nga qytetarët apo edhe nga bizneset e pa lidhura me politikën kriminale dhe nëntokën".

(Kosova Sot Onilne )