Pas konfliktit të çastit vlonjati nxjerr armën, si u parandalua tragjedia

  • 23 maj 2019 - 14:31
Pas konfliktit të çastit vlonjati nxjerr armën, si u parandalua tragjedia

Policia e Vlorës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti.

Në pranga ka rënë një shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka bërë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)