Zyrtari i lartë shqiptar humbi jetën në aksident, zbardhen detaje të reja

  • 24 May 2019 - 19:37
Zyrtari i lartë shqiptar humbi jetën në aksident, zbardhen detaje të reja

Ditën e djeshme humbi jetën në një aksident Ervin Dervina. Ai ka qenë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Si pasojë e aksidentit të rëndë humbi jetën edhe bashkëshortja e tij, një shtetase rumune ku identiteti i saj ende nuk është bërë me dije.

Sot kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik. Makina e zyrtarit shqiptar u përplas nga një kamion. Makinën e drejtonte bashkëshortja e tij, e cila ditën e djeshme kishte festuar edhe ditëlindjen. Çifti po kthehej nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht.

Familja e oficerit të policisë ndodhet në qytetin e Elbasanit. Ata  kanë hapur dyert e mortit në banesën e tyre.Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 41-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij rumune.