Kosova vend tranzit, i Ballkanit, asgjë më shumë

  • 24 May 2019 - 21:06
Kosova vend tranzit, i  Ballkanit, asgjë më shumë

Duke u bazuar në veprimet politike të fuqive të mëdha të jashtëm, në bashkëveprim me ato të brendshme, që nga paralufta d.m.th viti 1989 deri me sot. Këto politika të jashtëme me këto të brendëshmet, kanë treguar dhe po tregojnë se fuqitë e mëdha së bashku me të ashtuquajturit “ Udhëheqësit tanë” të cilët enden nëpër institucionet kosovare sikur kauboj ose [djemtë e lopëve] që endeshin nëpër rrugët e Teksasit me pistoleta në brezë, paguxuar t’i kundërshtojë ndokush palëri t’i luftojë, se Kosova është edhe do të mbetet vend tranzitë ose thenë me fjalë tjera, urë e cila do i lidhë disa shtete të fuqishme që me anë të kësaj ure, të realizohen interest e këtyre fuqive. Si rrjedhojë e këtyre interesave Kosova në asnjë mënyrë të bëhet shtet i zhvilluar dhe i pavarur siç janë shtetet perindimore. Vetëm në rast se rrjedhë nga gjiri i popullit ndonjë mrekulli nëpërmjet kryngritjes. Megjithatë siç është duke u pare kjo vështirë se do të ndodhë ndonjëherë. Me këtë mentalitet të përgjumur të kësaj gjenerate multisol , as që mund të flitet pa lerë të ndodhë në praktikë. Po ku ndodhen këta të cilët e mendojnë veten kinse lider të shtetit më të ri të quajtur Kosovë? Të cilët çdoditë para mediave bërtasin me gojën e tyre llapë të madhe, se Kosova do të bëhet Zvicër, do të bëhet qender e qytetrimeve e zhvillimeve, e tani së fundi kanë dalë haptazi ‘paimplikatura “ duke thenë se Kosovarët do t’i mbysim psikikisht edhe asgjë këta nuk mund të bëjnë për këtë, broçkulla të këtilla !?

Po çfarë pozite zënë liderët tanë në mesin e këtyre fuqive të mëdha ? Ju garantogoj se këta në mesin e këtyre politikave nuk janë asgjë tjetër përveç se ca huta që shërbejnë për interprtimin e zërave politike të këtyre fuqive të mëdha. Ose Jeniçar të betuar dhe të paguar mirë për interpretimin dhe realizimin e këtyre politikave si platforma dhe mbajtjen nën kontrollë të fluskave kundërshtuese që mund të lindin në këtë zonë ballkanike. Kjo është natyra reale e shtetit tone. Kanal që fuqitë e medha X me lehtësi t’i realizojnë interest e tyre në raport me fuqit e tjera Y-psilon . Mirëpo të ashtuquajturit politikanët tanë në cfarë mënyre janë duke i shfrytëzuar këto interesa të këtyre fuqive të mëdha dhe në favor të kujt? Këta me karakterin mendor prej një anadollaku provincial, këto intersesa të këtyre fuqive të mëdha janë duke i shfrytëzuar në favorë të qëllimeve të tyre klientelistofamiljare për t’u pasuruar. Ndërsa dëmi ekstrem po bije mbi popullin të cilët jetojnë rreth e përqark këtij tranziti ose autostrade të themi. Sigurisht se historia një ditë do ta thotë fjalën e saj faktike sesi shteti i kësaj kohe i tradhtonte njerëzit të cilët ua kishin besuar të ardhmen e tyre. Por ç’rëndësi ka kjo kur gjeneratatë e këtyre kohëve janë duke u zëvendësuar me një gjenërat e cila është duke u konsideruar si lëngjët e përziera ose multisol e cila nuk kupton gjë fare mbi faktin real sesi kanë vepruar lideret e këtyre kove dhe po veprojnë me etrit e tyre, shtetin e tyre, kulturen e tyre, shkollën e tyre se ai i cili ta tradhton të atin të tradhton e dhe ty. Sidoqoftë e vërteta një ditë do të zyrtarizoet siç u zyrtarizua e vërteta e sistemit të Enver Hoxhës e cila konsiderohej si ringjallje e shqiptarëve.Labinot Beka.

(Kosova Sot Online)