Hashim Thaçi ka shpenzuar 1 milion e 337 mijë euro për ...

  • 26 May 2019 - 08:05
Hashim Thaçi ka shpenzuar 1 milion e 337 mijë euro për ...

Bërja publike e shpenzimeve të buxhetit të shtetit nga zyra e kabinetit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, sipas të të cilave të dhëna, që nga marrja e mandatit si President i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpenzuar 1 milion e 337 mijë euro, për udhëtime zyrtare jashtë vendit, telefoni mobile, dera dhe darka , është parë si një skandal tjetër që din ta prodhon vetëm presidenti Thaçi me kabinetin e vartësve të tij, që pa asnjë kursim po e zhvatin buxhetin e shtetit, sikur që po bëjnë edhe liderët tjerë politik dhe krerët institucional në të gjitha nivelet.

Sipas analistit politik Blerim Burjani, "ky është vetëm një tregues se si po e zhvatin buxhetin e shtetit të gjithë liderët politik dhe institucional, në të dyja nivelet dhe pse populli ,siç iu tha edhe ambasadori britanik, sërish po I zgjedh pikërisht këta që po vjedhin më së shumti, prandaj këtu është një përgjegjësi e madhe edhe për qytetarët që po e durojnë një klasë të tillë politike".

“Thaçi ne cilësinë e presidentit, përkatësisht institucioni i presidentit, e ka të përcaktuar linjën buxhetore nga MEF, që i dedikohet edhe paga edhe mëditjet për udhëtime për të dhe stafin e tij. Sidoqoftë po shihet që shpenzimet janë enorme. Ai ka aktiv tre këshilltar të tij që asnjëri nuk vjen nga fusha juridike , stafi tjetër nëse ka është plotësisht anonim prandaj sa i takon keqpërdorimit të buxhetit duhet të hetohet e të konstatohet nga auditori i brendshëm ose duhet marra masa hetimi nga prokuroria”,tha Burjani për “Kosova Sot Online .

Sipas Burjanit, skandal që tani më dihet dhe për të cilin është alarmuar i gjithë opinioni publik kosovar ka të bëjë me shpenzimet buxhetore për botimin e librave në interes të promovimit të tij personal. “Presidenti duhet ta qartësoj çështjen e promovimit të librit ne disa shtete evropiane dhe të qartësoj financimin e këtij libri, duhet të bëhen transparente për opinionin publik parat e shpenzuara nga taksa paguesit. Se a do të ndodh kjo, mbetet një pikëpyetje e madhe ngase deri më tash ky president është treguar krejtësisht jo bashkëpunues , injorant dhe i pa dijshëm jo vetëm karshi subjekteve politike por edhe karshi opinionit publik, qytetarëve dhe shoqërisë civile. Ai mos të harrojmë se është përgjegjës edhe për fusnotën si dhe për tema që i ka përmend së fundi në bisedimet me Serbinë, sikur është top tema e shkëmbimit dhe korrigjimit, që nga pikëpamja ligjore vlerësohet si agresion kushtetues dhe rrënim i sovranitet të shtetit në kufijtë që është njohtë shteti i Kosovës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )