Geci përfshihet në përplasjen Thaçi- Berisha: Kushdo që shpifë në drejtim të Rugovës dhe Sali Berishës do të dështojë

  • 26 May 2019 - 13:48
Geci përfshihet në përplasjen Thaçi- Berisha: Kushdo që shpifë në drejtim të Rugovës dhe Sali Berishës do të dështojë

Edhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar në lidhje përplasjet e fundit në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha

Geni përmes një shkrimi në Facebook i ka dalë në ndihmë Berishës duke përkujtuar edhe takimet e tij me presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush (plakun).

Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Berisha është meritor gjithashtu edhe në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës duke përmendur këtu edhe takimin e tij me Bushin e ri.

 

Dr Salih Berisha presidenti i parë Shqiptarë që bashk me presidentin Xhorxh Bushin plakë ia vuren vijat e kuqe...

Posted by Gani Geci on Saturday, May 25, 2019

Ka shkruar se kushdo që shpif në drejtim të tij dhe presidentit Ibrahim Rugova në raport me interesat kombëtare, është i dedikuar të dështojë.

(Kosova Sot Online)