Denoncon Zeqa: Paratë nga shitja e lejeve ndërtimore i shkojnë Shpend Ahmetit, prokuroria në gjumë

  • 28 May 2019 - 07:38
Denoncon Zeqa: Paratë nga shitja e lejeve ndërtimore i shkojnë Shpend Ahmetit, prokuroria në gjumë

Analisti politik Florim Zeqa, duke përcjellë të gjitha zhvillimet në vend që pasuan pas videos së fajdeve, ku shihet ashiqare se si blihen lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës, e ka vlerësuar këtë zhvillim të ri si tepër serioz me të cilin do të duhet të merrej seriozisht Prokuroria Speciale sepse tradita e shitjes së lejeve të ndërtimit në mënyrë kriminale po vazhdon edhe tani në mandatin e kryetarit Shpend Ahmetit.

“Video skandali i fajdeve e vërtetoi mënyrën e dhënies së lejeve ndërtimore në komunë e Prishtinës nga mandati i parë i Shpend Ahmetit të VV-s e deri tek mandati dytë i Shpend Jahtit të PSD-se, dukuri kjo e trajtuar për disa vite rresht në të përditshmen Kosova Sot”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, "një hise të përgjegjësisë e ka edhe VV-ja e cila ia mundësoi Shpend Ahmetit që bëhet kryetar komune dhe sa ishte në VV- heshtshin të bërat e tijë të kundërligjshme".

Image

 

“Për mandatin e parë të Shpendit në kryeqytet përgjegjësia bie edhe mbi LVV-në, e cila i ka heshtur të gjitha keqpërdorimet e tij, sikurse që i heshti edhe të tjerat më pas në mandatin e dytë derisa Shpend Jahti fluturoj në folenë e Kaqusha Jasharit. Sikurse në mandatin e parë, ashtu edhe në mandatin e dytë të Shpend Ahmetit po vazhdon shitja e kushtëzuar e lejeve ndërtimore, kryesisht përmes haraçit, duke i detyruar investitorët që përpjekjet t'i bëjnë përmes arkitektëve që janë dhe shërbejnë si urë lidhëse me krimin e organizuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.


Sipas tij ," për 20 vite rresht, në komunën e Prishtinës dhe jo vetëm në Prishtinë, janë shitur lejet ndërtimore përmes sekserëve të pushtetit qendror që ndërmjetësojnë në krimin e organizuar në të dyja nivelet e pushtetit, por ata kanë mbetur të pa prekshëm nga drejtësia, sepse paratë e shitjes kanë shkuar për shefat".

“Si zakonisht shuma më e madhe e parave nga shitja e lejeve ndërtimore u shkojnë shefave komunal, gjegjësisht kryetarëve të komunave, në rastin konkret, kryetarit Ahmeti, i cili nuk i jep llogari askujt për veprimet e veta. Edhe përkundër fakteve të shumta dhe provave materiale (video incizimet) si dëshmi e pa kontestueshme Prokuroria Speciale ka rënë në gjumë të thellë, duke mos e marr as edhe një veprim të vetëm për të zbardhur dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe aktoret e rrjetit kriminal të nëntokës së ndërtimit në komunën e Prishtinës”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )