Lexoni edhe:
Ja kush e thotë se në Kosovë bashkëjetojnë mafia dhe politika!
“Nuk duhet përjashtuar edhe versioni që I tërë aksioni I policisë së Kosovës në veri të vendit të jetë I orkestruar nga Prishtina , në veçanti nga presidenti Thaçi dhe ai serb Vuçiq, sidomos tani para takimit të Parisit që do të jetë vazhdimësi I samitit të Berlinit. Nëse është ky version atëherë mund të konstatojmë se presidenti Thaçi nuk ka hequr dorë nga ideja ruso-serbe për ndarjen e Kosovës dhe duke e tensionuar dhe provokuar situatën atje”, tha analisti politik Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online”
Analisti politik Nexhat Haziri konsideron se aksioni i fundit policor në veri të Kosovës, që rezultoi me disa të arrestuar për krim dhe kontrabandë, gjë që atje ndodhë tash e dy dekada pa asnjë pengesë, gjithsesi që është i koordinuar me autoritetet serbe në Beograd, por cilat do të jenë pasojat duhet kohë për të pritur rezultatin.
“Se a ishte I koordinuar në mes presidentëve Thaçi dhe Vuciq aksion i intervenimit të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit dhe arrestimin e personave të involvuar në krim të organizuar , dhe cila ishte prapavija e tij, për të ardhur deri te një konstatim i tillë duhet pritur edhe zhvillimet që do të pasojnë më vonë, sidomos rastet nëse do të procedohen më tutje dhe me to tani të merren organet e drejtësisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.
Ja kush e thotë se në Kosovë bashkëjetojnë mafia dhe politika! Lexoni edhe:
Sido qoftë, ai është i sigurt që ky aksion, bazë fillestare ka edhe mbulimin e skandaleve në institucionet e shtetit që po ndodhin pa ndërpre , për të vazhduar tutje me prapaskenat tjera të rrezikshme që mundë të jenë edhe pazaret me shtetin serb.
“Mbase të tilla aksione si mbulesë apo për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga skandalet në institucionet tona, janë bërë kohë më parë, por mendoj se për të ardhur deri te konstatime duhet pritur rrjedhën e procesit tashmë kur fjalën e vetë duhet ta thonë institucionet e drejtësisë. Megjithatë nuk duhet përjashtuar edhe versioni që I tërë aksioni I policisë së Kosovës në veri të vendit të jetë I orkestruar nga Prishtina , në veçanti nga presidenti Thaçi dhe ai serb Vucqiq, sidomos tani para takimit të Parisit që do të jetë vazhdimësi I samitit të Berlinit. Nëse është ky version atëherë mund të konstatojmë se presidenti Thaçi nuk ka hequr dorë nga ideja ruso-serbe për ndarjen e Kosovës dhe duke e tensionuar dhe provokuar situatën atje,ai dëshiron që kjo ndarje të bëhet sa më e dukshme edhe për partnerët ndërkombëtar të cilët po e refuzojnë idenë e tij dhe të Vuqiqit për ndarjen e Kosovës gjoja në emër të një marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.
Denoncon Aliu: Matematika e Behxhet Pacollit me Trepçën, Grandin ...Lexoni edhe:
Dhe tani sipas Hazirit, "ky fakt mbase do të duhet ta vej në lëvizje shoqërinë kosovare që me çdo metodë ta ndalon presidentin Thaçi në realizimin e këtij plani, pasi që shohim se kryeministri Haradinaj është I pafuqishëm por edhe I padijshëm për tu përballë me presidentin I cili njihet për nderskamcat që mund t’ua bëjë atyre që e kundërshtojnë në realizimin e ideve dhe ambicieve të tij".
(Kosova Sot Online )