Kandidati për kryeministër në Britani pranon që kishte pirë drogë

  • 30 May 2019 - 15:53
Kandidati për kryeministër në Britani pranon që kishte pirë drogë

 

Një deputet britanik që është duke kandiduar për kryeministër ka zbuluar se ka bërë një gabim të madh kur ai kishte pirë opium duke udhëtuar në Iran para 15 vjetëve.

Rory Stewart i partisë konservative së fundi ka pranuar se ka tymosur drogë derisa ishte në një dasëm përkundër që e dinte se ajo ishte e jashtëligjshme.

46 vjeçari tha për mediumin Telegraph që ai ishte ftuar në një shtëpi ku kishte festë dhe një shisha me opium ishte duke u sillur nëpër duart e të ftuarve.

“Unë kam menduar se nuk do mund të ecja. Por duket se ajo familje ishte shumë e varfër sa që nuk kishte opium të mjaftueshëm në shishë”, tha deputeti.

Ai insistoi se droga nuk kishte asnjë ndikim në të pasi që ai ka mundur të ecte deri në 30 kilometra.

“Në fakt kisha shkuar në Iran që të shihja dëmin që po shkaktonte opiumi në komunitet. Është diçka shumë e gabuar”, tha ai për agjencinë e lajmeve Sky.

Stewart nuk është favorit që të zgjidhet si pasardhës i Theresa May e cila dha dorëheqje nga pozita e kryeministres së Britanisë së Madhe.

(Kosova Sot Online)