“Fajtori kryesor për gjendjen e Telekomit është Bordi i Drejtorëve, në krye me Rexhë Gjonbalajn”

  • 31 May 2019 - 08:10
“Fajtori kryesor për gjendjen e Telekomit është Bordi i Drejtorëve, në krye me Rexhë Gjonbalajn”

Në emisionin Pa rrotlla, kryetari i Sindikatës Profesionale të PTK-së, Muhamet Xhemajli, ka shpalosur fakte lidhur me personat të cilët ai i konsideron përgjegjës për gjendjen e sotme të Postë Telekomit të Kosovës.

Sipas Xhemajlit, përgjegjësinë kryesore për dështimin e Telekomit të Kosovës e ka Bordi i Drejtorëve të Telekomit, në krye me Rexhë Gjonbalajn, shkruan Parrotlla.net. Për këtë të fundit, Xhemajli thotë se anëtarët e Bordit kanë qenë shumë mirë të njoftuar nga të gjitha resurset, sidomos nga Departamenti i hetimeve, pastaj raporti i grupit të dytë punues, në të cilin vërehet shumë qartë se kjo, siç shprehet ai, është vetëvrasje për Telekomin.

(Kosova Sot Online)