Edhe arusha i reagon Bërnabiqit duke u ngjitur në mal

  • 31 May 2019 - 10:22
Edhe arusha i reagon Bërnabiqit duke u ngjitur në mal

Kryeministrja serbe po goditet keq nga fushata e fundit që u bë kundër saj nga mbarë shqiptarët nëpër botë.

Ana Bërnabiq kishte thënë se shqiptarët vijnë nga mali, por përgjigje për këtë ka marrë nga shumë figura të njohura në botë, shqiptarë dhe jo shqiptarë.

Një fushatë në rrjete sociale ka nisur menjëherë pasi Bërnabiq u shpreh në këtë formë.

“#literllyfromthewoods” është hashtagu që po përdorët nga shumë njerëz në rrjete sociale dhe bashkë me të po publikojnë fotografi nga mali.

Edhe kjo arushë, siç shihet, po i përgjigjet Bërnabiqit, duke u ngjitur në këtë mal shkëmbor në formë spektakolare.

(Kosova Sot Online)