Vjosa Osmani: Raporti i Komisionit Evropian e paraqet Kosovën si shtet të kapur

  • 31 May 2019 - 11:31
Vjosa Osmani: Raporti i Komisionit Evropian e paraqet Kosovën si shtet të kapur

Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj sot kanë mbajtur një konferencë për media në hapsirat e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë Haradinaj dhe koalicionit PAN për arsye të Raportit të fundit të Komisioni Evropian, duke u shprehur se ky raport e nxjerr Kosovën të shkatërruar para botës.

Deputetja Osmani ka thënë se çështja e parë që duhet ta nxjerrim nga Raporti i BE-së për vendin është që kjo qeveri lëre se nuk ka dëshmuar se orientimin pro-evropian të qytetarëve mund ta përkthejë në praktikë me vepra të mira, po ashtu ka dëshmuar siç shihet në raportin për Kosovën, se reformat e nevojshme për agjendën evropiane janë duke shkuar me një hap tejet të ngadalësuar.

Osmani ka thënë se Raporti e ka cilësuar Kosovën si shtet të kapur dhe ka cilësuar se korrupsioni është i lidhur me nivelet më të larta qeverisëse.

“Sa i përket sundimit të ligjit, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin dhe prokurorinë mbetet pengesa themelore që Republika e Kosovës të shënoj progres në këtë drejtim, madje tregohet që ka shpresa shumë të vogla, që të mund të arrihet progres në sundimin e ligjit përderisa Kosova nuk dëshmon, që ka një elitë politike që nuk bën presion mbi sistemin e drejtësisë”.

(Kosova Sot Online)