Prindërit vrasin djalin e tyre, e lidhën me zinxhir dhe e lanë pa ngrënë

  • 31 May 2019 - 13:06
Prindërit vrasin djalin e tyre, e lidhën me zinxhir dhe e lanë pa ngrënë

 

Prindërit kanë vrarë djalin e tyre 12-vjeçar në një hotel në Indiana të Shteteve të Bashkuara.

Ata e lidhën djalin e tyre dhe e lanë pa ngrënë, deri sa ai humbi jetën. Luis Posso, 33-vjeç dhe gruaja e tij, Ayan Median Flores, 26 vjeç, e lidhën të miturin me zinxhirë në dhomën e një hoteli, dhe më pas e dhunuan.

Image

Nuk dihen ende shkaqet që i çuan ata drejt këtij akti barbar, ndërsa mjekët thanë se nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar 12-vjeçarin.

Çifti, të cilët punonin si promotorë për një cirk, kishin gjithsej katër fëmijë, ndërsa tre të tjerët u gjetën të shëndetshëm dhe u morën nën kujdesinë shërbimeve sociale.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, policia kishte gjetur zinxhirë dhe një qafore qeni, ndërsa në telefonat e dy të akuzuarve u gjetën foto të të miturit me qaforen e qenit të vendosur.

Image

(Kosova Sot Online)