Haradinaj: Do të vijë dita për ata që diplomojnë të gjejnë vend pune

  • 01 June 2019 - 19:16
Haradinaj: Do të vijë dita për ata që diplomojnë të gjejnë vend pune

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në takim me strukturat e degës së kësaj partie në Klinë, ku u takua me aktivistë e simpatizantë.

Në fjalimin mbajtur për ndër të këtij rasti, Haradinaj tha se shoqëria në Kosovë ka kaluar në shumë procese të rëndësishme, por se do të vije dita kur të rinjtë që kanë përfunduar shkollimin, të gjejnë vende pune.

Haradinaj gjithashtu shtoi se zyrtarët e EULEX kishin thënë se nuk mund të bëjmë rend e ligj për shkak se shteti është ende i ri. E sipas tij, tani Kosova ia ka vërtetuar se është e aftë për ta kontrolluar rendin dhe ligjin.

“EULEX e ka pas deri para 1 viti përgjegjësi për drejtësinë, pastaj na kanë thënë se sa ja kemi nis shtetin e s’mundemi me bo rend e ligj. Vetëm një vit ka që e bëjmë rendin e ligjin vet dhe ka rastis kur unë jam kryetar i qeverisë. Brenda këtij viti keni pa policët tanë që duken bukur zotëri në punë, me pajisje, veshjet etj”, ka thënë Haradinaj.

Ai madje shtoi se më parë në Kosovë ka pasur plaçkitje të shpeshta të bankave, e ndërsa tani më nuk kemi raste të plaçkitjeve.

Haradinaj foli edhe për sistemin gjyqësor. Kreu i ekzekutivit tha se rrogat i janë rritur, por gjithsesi luftimi i korrupsionit mbetet sfide.

“Rrogat e gjyqtarëve e prokurorëve janë rrit, është dyfishuar stafi. Por me kërku standarde e etikë si e kanë disa vendet që janë shtet moti, është pak vështirë. Luftimi i korrupsioni ose punësimet pa bazë meritore janë zor me pru punën qind për qind të ndodh”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Ai shtoi gjithashtu se është optimist se do të vijë dita kur të rinjtë të e sapo diplomuar do të gjejnë vend pune.

“Cdo herë do të vijmë për t’ia kujtuar juve e vetës se problemet, vështirësitë do të kalojnë. Në skenën politike ka plot parti, secila është e këtij vendi, të gjitha janë vëllezërit e motrat tona, por me AAK nuk do të befasoheni kurrë për të keq. Befasitë janë ardhur kur kemi janë marr vendime shumë parti në një vend, por Kosova ec përpara e nuk kthehet prapa”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)