Ja ku do mbahet manifestimi qëndror për festën e Fitër - Bajramit

  • 02 June 2019 - 08:28
Ja ku do mbahet manifestimi qëndror për festën e Fitër - Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hëne, më 3 qershor 2019. 
Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është ditën e martën më 4 qershor 2019
Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t'i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës. 
Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 4 qershor 2019, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. 

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

(Kosova Sot Online)