E rëndë adoleshentja shqiptare i jep fund jetës

  • 02 June 2019 - 10:51
E rëndë adoleshentja shqiptare i jep fund jetës

Një 14 vjeçare në fshatin Rrashbull në Durrës i ka dhënë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese të llojit fostoksinë.

Policia lokale bën me dije se vaza është transportuar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik Tiranë, por ka humbur jetën.

Njoftimi:

Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vetë helmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë,  ka humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)