Protesta e opozitës LIVE! Basha: Jemi këtu për t’i thënë “IK” hajdutit më të babëzitur në 30 vite!

  • 02 June 2019 - 20:10
Protesta e opozitës LIVE! Basha: Jemi këtu për t’i thënë “IK” hajdutit më të babëzitur në 30 vite!

Në protestën e 7 kombëtare të opozitës, lideri i saj Lulzim Basha i është drejtuar qytetarëve duke thënë se mijëra kanë dalë në shesh për t’i thënë ik një kryeministri, që sipas tij është hajduti më i babëzitur që ka njohur historia e pluralizmit shqiptar.

“Rroftë rinia shqiptare. Ju jeni brezi i parë evropian i shqiptatëve, sepse e ka bërë të pamundur jetën për ju, duke ju detyruar të ballafaqoheni me krizën totale të arsimit të lartë, të punësimit, duke ju shprehur shpresat dhe ëndrrat për të ndërtuar jetën tuaj këtu!

Rama ik është në buzët e rinisë shqiptare, njeriu që për karrigen e tij shet gjithçka. Shkatërroi arsimin e lartë, i bëri universitetet të kenë turp të gjithë dhe të krahasohen me standardet evropiane. 43 mijë studentë braktisën universitetet prej tij. Paratë e prindërve tuaj ai i bëri rrush e kumbulla, duke ju lënë juve në rrugë. Ndaj sot, kushtrimin tonë, ne kemi thirrjen Rama ik.

Bashkë me ta janë dhe pedagogët, mësuesit e intelektualët, të cilët janë trajtuar nga Rama si armiq, vetëm sepse janë ariq të injorancës e autokracisë, sëpse janë të dashuruar me dijen dhe sepse duan që atë ta përçojnë në rininë shqiptare. Ndaj ata persekutohen, shantazhohetn e hiqen nga puna. Ndaj në këtë vend, si asnjë vend tjetër të Afrikës, Rama asgjëson Akademinë e Shkencave dhe rivendos një karikaturë të diktaturës, një njeri që ska asgjë të përbashkët me shkencën, me dijen. Ndaj në këtë protestë ushton thirrja Rama ik

Sot janë mbledhur në këtë shesh mijëra bashkëqytetarë që do ta shpjegonin fare mirë gjëmën që ka emrin Edi Rama për bizneset e tyre të vogla. Ekonomia është e mbytur në taksa dhe e shkatërruar nga ai dhe banda e tij qeveritare, e cila për të bërë me para oligarkët falimenton çdo ditë 50 biznese të vogla qytetare… që të vjedhë Edi Rama, hajduti më i babëzitur i 30 viteve në Shqipëri.”-tha Basha.

(Kosova Sot Online)