Me netë nuk kanë fjetur: Me shqetësim shihnin se çfarë po fshihej në murin e dhomës

  • 03 June 2019 - 12:53
Me netë nuk kanë fjetur: Me shqetësim shihnin se çfarë po fshihej në murin e dhomës

Me netë të tëra nuk ka mundur të vë gjumë në sy një çift nga qyteti Pinos Puente në jug të Spanjës për shkak të një tingulli të parëndomtë, i cili vinte nga dhoma e tyre e fjetjes

Çifti përherë dëgjonte një zukatje, e me këtë zë kanë jetuar madje dy vite, gjithnjë deri sa nuk kanë vendosur ta thërrasin në ndihmë bletarin Sergio Guerrero, i cili ka mbetur i shtangur nga ajo që ka parë kur e ka hapur murin.

Në mur ndodhej kosherja me mbi 80.000 bletë, të cilat jetonin në dhomën e fjetjes të çiftit.

“Nuk e kam të qartë se si kanë jetuar me gjithë ato bletë dy vite. Kishin arritur deri aty sa të mos mund të flenë. I kanë kaluar tërë netët duke i dëgjuar bletët”, ka thënë Sergio Guerrero, transmeton Daily Mail. 

 “Më janë dashur shtatë orë për t’i hequr bletët dhe për t’i kthyer në mal. I bëmë të tërat pa kurrëfarë problemesh”, ka shtuar bletari, i cili është anëtar i organizatës, e cila falas i heq bletat nga shtëpitë familjare ashtu që i mban në jetë.

“Është ky projekt me të cilin duam t’i shpëtojmë bletët. Heqja e bletëve kushton rreth 1.500 euro dhe shumëkush nuk mund ta bëjë këtë vetë, sepse u duket tepër shtrenjtë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)