LDK nuk heq dorë nga pozita e Kryeministrit

  • 03 June 2019 - 14:27
LDK nuk heq dorë nga pozita e Kryeministrit

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj ka bashkuar opozitën. Megjithatë tri partitë opozitare nuk mund t’i arrijnë numrat, pasi në Kuvendin e Kosovës,  LDK’ja i ka 25 deputetë, VV’ja 19 dhe PSD’ja 12, që gjithsej bëhen 56 vota, ndërsa për ta rrëzuar Qeverinë nevojiten 61.

Mustafën e kishin rrëzuar nga pushteti opozita bashkë me votat e Listës Serbe, vota këto të cilat ndihmuan edhe në krijimin e Qeverisë Haradinaj. Por, Mustafa thotë se nuk do t’i kërkojë votat e LS’së, pasi sipas tij kjo parti diktohet nga Serbia.

Mustafa ka thënë se partia e tij është përcaktuar të hyjë në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor, por thekson se janë të hapur për koalicion me të gjitha partitë, përveç PDK’së, së cilës i kanë vendosur vijë të kuqe.

(Kosova Sot Online)