‘Shpërthen’ profesori i njohur: Ky është një skandal

  • 03 June 2019 - 19:21
‘Shpërthen’ profesori i njohur: Ky është një skandal

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” , është detyruar që të dorëzoj për herë të pestë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës të kryera nga shteti serb në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ekspertët e fushës së të drejtës dhe analistët vlerësojnë se është një shkelje serioze ligjore dhe e të drejtave të njeriut se si po vazhdojnë gjyqësori dhe ministria e drejtësisë të tallen me qytetarët duke ua “hedhur poshtë si të palejuara” diku mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Sipas tyre, është një absurd i pa parë dhe një skandal se si në Gjykatat e Kosovës nuk ke mundësi të ngresh padi kundër shtetit të Serbisë për dëmet e luftës në Kosovë dhe nga të njëjtat Gjykata janë refuzuar mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat padi është kërkuar të kompensohen dëmet e luftës që Serbia i shkaktoi me makinerinë e saj shkatërruese e flakëvënëse në luftën e fundit 1998/1999.

Profesori Riza Smaka e ka quajtur të pa bazë refuzimin e rasteve nga gjykatat Kosovare.

Image
Riza Smaka

“Unë, si jursiprudent, kurrsesi dhe në asnjë mënyrë, nuk mundë të konstatoj asnjë bazë ligjore për refuzimet nga gjykatat vendore të Kosovës të procedimeve të rasteve penale të shkaktuara nga kriminel, militar e politicor serb, veçanërisht gjatë periudhës 1998-9 në vendin tonë”, tha profesor, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

“Sikundër dihet , kriminel, militarë e paramilitare serb, gjatë periudhës në fjalë, kundër civilëve shqiptare të të gjitha moshave e gjinive , në vendet të ndryshme të Kosovës, kanë pas kryer krime të shumta e të ndryshme në forma makabre t krimeve të luftës, madje edhe të gjenocidit”, theksoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

Derisa krimet janë kryer në Kosovë, sipas prof, Riza Smakës, edhe gjykimi i tyre duhet të bëhet nga Gjykatat Kosovare, pavarësisht se kriminelët mundë të mos jenë të pranishëm në vendin e krimit dhe të pa qasshëm për t’i kapur e sjellë para bankës së të akuzuarve. 

“Së andejmi kryesit e akteve kriminale të tilla kanë qenë kryer në Kosovë për c 'shkak , gjykatat vendore të Kosovës janë ekskluzivisht kompetente për procedim të rasteve juridike penale në fjalë. Në anën tjetër gjykatat vendore të Kosovës rastet e tilla i refuzojnë kinse nuk qenkan kompetente për procedime të të njëjtave! Ndryshe kompetenca vendore për rastet juridike penale kurdoherë dhe kurdoherë caktohet në bazë të vendit të kryerjes së akteve kriminale aq më parë kur jo pak kryes t akteve barbare në fjalë kanë qenë nga Kosova. Rrjedhimisht gjykatat vendore të Kosovës ishin , janë dhe mbeten kompetente, me juridiksion lokal e material për procedime por jo kurrsesi për refuzime e aq më pak për flakje të rasteve juridike - penale të kryera në Kosovë e jo jashtë saj”, tha Smaka për “Kosova Sot Online” . 

“Qëndrimi i gjykatave tona për refuzimin eventualisht flakjen e rasteve juridike -penale kundër njerëzimit, civilëve shqiptar të të gjitha moshave e gjinive të kryera me tendenca gjenocidiste antishqiptare nga shumë militare e polic serb, veçanërisht gjatë periudhës 1997-8 kinse për shkaqe të inkompetencave vendore është absurd, bizar, irracional dhe i pa asnjë farë mbështetje as në doktrinat juridike as në precedentët e judikatures vendore as të jashtme”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, profesori, Riza Smaka.

(Kosova Sot Online)