Bild plas ‘’bombën”: Astrit Avdylaj kontrollon drejtoritë e Bashkive Durrës dhe Shijak, zbardhet telefonatat

  • 05 June 2019 - 11:01
Bild plas ‘’bombën”: Astrit Avdylaj kontrollon drejtoritë e Bashkive Durrës dhe Shijak, zbardhet telefonatat

Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë kaseta të reja përgjimesh, që tregojnë sesi Astrit Avdylaj kotrollonte të gjitha drejtoritë e Bashkisë së Durrësit dhe Shijakut, madje vendoste edhe lidhur me personat e punësuar.

Në përgjime dëgjohet sesi Avdylaj pyet Dakon për takimin që ka pasur një ditë më parë me Ramën, ndërkohë që i drejtohen njëri tjetrin me fjalët vëlla.

Pjesë nga përgjimi Dako-Avdylaj

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Edi Ramën, keni ndejt jeni kënaq Vangjush Dako: Ca bëhet

Avdylaj: Nga je vëllai Dako: Unë po iki te ata çunat në Ishëm, thuaji burazerit Avdylaj: Jo tani e lëmë më vonë, Vathë Alla është këtu me mu, po na dëgjon tani

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë Avdylaj: Jo do takohemi atje ku e kemi lënë, të mbaroj punë me Anin (drejtori i hipotekës së Durrësit), dhe do takohemi

Dako: Epo mirë. Avdylaj: Hajde të du fort vëllai, të puth

Ndërkohë që një tjetër përgjim është ai mes Ivi Doçit, drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë e Shijakut dhe Avdylajt, mes tyre flitet se do të hiqen nga puna të gjithë punonjësit që nuk votojnë për PS-në.

Doçi: Astrito si ke qenë nga shtëpia mirë.

Abdylaj: Isha dje pak në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (takova atë, e ka fjalën për Vangjush Dakon), dua listën e personave që mund të kesh kundra, që janë me PD

Doçi: I kam ndarë unë i kam gati Avdylaj: Duhet ti thërrasim ata dhe t’i tundim pak, o ke puna, o të na japin votën, të ikin te shtëpia

Doçi: S’bëhet fjalë fare, i kam të ndame me kompjuter Avdylaj: Mirëardhsh, na fal për shqetësimin Natën

Një rast edhe më flagrant është komunikimi mes Avdylajt dhe Elton Arbanës, ku i forti i Shijakut i kërkon që të ndërhyjë te drejtori i INUK-ut Artur Çela, në mënyrë që ti heqë disa gjoba për ndërtimet e tij.

Astrit Avdylaj i thotë se Dako nuk është në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk dinte se kujt t’i drejtohej.

Avdylaj: A e di ku e kisha hallin, e njeh drejtorin e INUK Arbana:  E njoh mo, atë Dallëndyshen

Avdylaj: Jo Dallëndyshen jo, atë të Durrësit mo, një Artur Arbana: Artur Çela, është i Bashkisë së Durrësit ai.

(Kosova Sot Online)