E dhimbshme: 17 vjeçarja i merr jetën vetes

  • 05 June 2019 - 15:01
E dhimbshme: 17 vjeçarja i merr jetën vetes

Një adoleshente holandeze që kishte treguar në detaje betejën e saj me sulmin seksual, depresionin dhe anoreksinë ka vdekur raporton CNN.

Ajo zgjodhi të vdiste me një injeksion në një spital të Holandës ku vetëvrasja e asistuar është e lejuar. Noa Pothoven kishte bërë një postim të fundit shumë të pikëllueshëm javën e kalaur në të cilin ajo tregoi se do të vdiste brenda dhjetë ditëve.

17 vjeçarja shkroi për problemet e saj në biografinë që ka fituar shumë çmime “Të fitojmë apo të mësojmë”. Ajo shkroi në librin e saj se së pari ishte sulmuar kur ishte vetëm 11 vjeç dhe ishte përdhunuar nga dy burra kur ishte vetëm 14, fakte që i kishte fshehur nga prindërit e saj pasi i vinte shumë turp për të i treguar.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, vajza e vogël tregoi se kishte ndaluar ngrënien dhe pijen pasi që dhimbjet e saja ishin të padurueshme.

“Unë marrë frymë por nuk jetoj më”, shkroi ajo. Pothoven shkroi në Instagram javën e klaur se pas shumë bisedave kishte ardhur në një përfundim.

Kryeministrja holandeze Lisa Westerveld kishte vizituar Pothovenin disa kohë para vdekjes dhe tha që ishte e mahnitur nga fuqia e vajzës së re.

“Nuk do e harroj kurrë. Ne do vazhdojmë betejën e saj”, tha Westerveld pasi morri lajmin e vdekjes së saj.

(Kosova Sot Online)