E zbardh Preteni: Ja se si funksionon kontrolli i politikës mbi sistemin e drejtësisë, hetuesinë...

  • 05 June 2019 - 15:47
E zbardh Preteni: Ja se si funksionon kontrolli i politikës mbi sistemin e drejtësisë, hetuesinë...

“Politika kadrovike, titullarët e institucioneve dhe gjithçka që lidhet me mos funksionalizimin e këtij segmenti është e dirigjuar nga politika”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”

Konstatimet e radhës që sjell raporti i Progresit për Kosovën, i publikuar para pak ditës, e që flasin hapur për ndikimin e politikës në drejtësi, sipas njohësve të fushës, flasin më ë miri se sa të drejtë ka pasur edhe shoqëria civile në vend, por edhe një numër i madh ekspertësh të cilët vazhdimisht kanë alarmuar për një gjendje të tillë. Njohësi i kësaj fushe, ish kreu i AKK-s Hasan Preteni, duke analizuar këtë raport thotë se kjo është edhe një notë tjetër e dobët për Kosovën sa i takon vlerësimit të sistemit të drejtësisë, notë të cilën nuk do të mund ta përmirësoj me lehtësi sepse politika është e pa mëshirshme në kapjen e sistemit të drejtësisë.

Image

“Politikës i ka dalë nga dora vetëm ndonjë rast i hetimit, fillon ndonjë rast hetimi kundër ndonjë fraksioni të partive politike, luftën e brendshme e bartin nëpër fusha tjera. Po kjo e ndryshon perceptimin vetëm për një kohë të shkurte sepse forcat konsolidohen dhe asnjë hetim nuk përfundon me aktakuza. Puna e hetuesisë përfundon shpejtë, s’ka aktakuza, s’ka aktgjykime e për konfiskime të mos flasim”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hasan Pretenit edhe pushteti i tretë është i kapur në tërësi. “Politika kadrovike, titullarët e institucioneve dhe gjithçka që lidhet me mos funksionalizimin e këtij segmenti është e dirigjuar nga politika. Reagimet e ambasadave të shteteve mike të Kosovës është për keqardhje, as imediat e as organizatat joqeveritare nuk po merren me dështimin e këtij segmenti. Buxheti i Kosovës në masën më të madhe po dëmtohet nga asfalti e nga “ gjyqësori” punë koti e çmime marramendëse”, tha Hasan Preteni për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)