Daçiq i përgjigjet Daut Haradinajt i cili i reagoi për fushatën me dollarë

  • 05 June 2019 - 16:44
Daçiq i përgjigjet Daut Haradinajt i cili i reagoi për fushatën me dollarë

Ivica Daciq ka vazhduar edhe sot replikën me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj. Tentimi i poshtërimit të dollarit amerikan po e nxjerr të poshtëruar vetë politikanin serb, Ivica Daçiq.

Kjo sidomos pas replikave me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj. “Daçiqi po e poshtëron dollarin Amerikan. Këtu ishit dhe ju turpëruam.

Ai dollari që ti po e fyn, ta tregoi vendin në 99’. Tash vajto se tjetër nuk ju ka mbetë. Ruajeni atë që e keni më mirë për ju” i kishte çuar “selam” Haradinaj, Daçiqit.

Por, kjo deklaratë duket se e ka bërë nervoz atë, sa që e quan vëllain e kryeministrit si avokat të Amerikës.

“Nuk është e çuditshme kur Daut Haradinaj, Ramushi dhe të tjerët paraqiten si avokat të Amerikës. E kam ditur këtë. Ata duhet t’ju tregojnë shefave të tyre”, ka thënë Daçiq.

“Do të dëshiroja që ai 100 dollarësh të arrijë në duart e Haradinajve, Ramushit ose Dautit, kur t’ju arrijë paga nga Perëndimi dhe ta kuptojnë se Kosova është Serbi”, ka thënë tutje ai.

Ai tutje ka thënë se është “mësuar me këto kërcënime”, duke shtuar se “Haradinaj duhet ta ruaj mirë atë që e ka”.

“Sa i përket kërcënimeve, e kam ditur se do të ketë dhe mundem vetëm të them: ‘Qentë lehin, era i merr’. Çfarë të pritet tjetër nga ata, Haradinaj, Thaçi… Janë shumë nervoz, nuk po ju ecën siç e kanë menduar”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)