Haradinaj ateron me një aeroplan special në Berlin, nderohet me gardë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në Gjermani, derisa aty është pritur me ceremoni ushtarake.
I pari i Qeverisë do të takohet në Gjermani me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, si dhe do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.
“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës.
Kjo vizitë është duke u realizuar rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
Vizita zyrtare në BerlinSapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët! RH
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, June 5, 2019
(Kosova Sot Online)