Kadaj: Takimi Haradinaj-Merkel për liberalizim të vizave
Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se takim i kryeministrit të Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka për qëllim liberalizimin e vizave dhe është kundër ndarjes së Kosovës.
Ajo tha se takimi i nesërm në mes tyre është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.
Tutje ajo shtoi se kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.
Postimi i plotë:
TAKIMI HARADINAJ-MERKEL : KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS DHE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE.
Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.
Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave.
Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët.
Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.
(Kosova Sot Online)