Alarmon profesori i njohur: Të shkarkohet Thaçi, ky është rreziku që...

  • 07 June 2019 - 11:02
Alarmon profesori i njohur: Të shkarkohet Thaçi, ky është rreziku që...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuqiq, kanë paralajmëruar edhe një takim para samitit të Parisit. Njohës të zhvillimeve politike në vend vazhdojnë ta shohin me sy kritik takimin e mundshëm mes dy presidentëve, duke dyshuar se mundë të rikthehet në tavolinë përsëri opsioni i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, në mënyrë që i njëjti si opsion të shkojë edhe në Paris.

Kundër këtij takimi, që mundë të vizaton një skenar të ri kundër interesit të Kosovës, është deklaruar profesor, Muhamet Kelmendi, njohës i afërt i zhvillimeve politike në vend.

Image

“Këta të dy janë personat që kanë bërë lloj lloje marrëveshjesh dhe bisedash të cilat janë shumë të rrezikshme për vendin dhe shtetin. Është pikërisht krimineli Vuqiq dhe z. Thaçi qe filluan me ndarje te territorit te Kosovës, vazhdoi politika me ndërrime dhe me korrigjime dhe tash po diskutohet bashkimi si e ardhme e Kosovës. Prandaj edhe në këtë takim mundë të pritet një pazarllëk tjetër shumë i rëndë dhe i rrezikshëm për vendin”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, barra e përgjegjësisë që nuk po i ndalohen këto ide të një pas njëshme dhe takime krejtësisht të pa koordinuara ndër institucionale Thaçit, e bartë Kuvendi i Kosovës që e ka zgjedhur atë president shteti dhe e ka për obligim që në raste të tilla të shkeljes së Kushtetutës t’ia merr mandatin.

“Dhe, në ketë anë, nuk duhet të heshtin Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, që të lejojnë z. Thaçi të merre pjesë në bisedime pa përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë. Rreziqet nga z. Thaçi për Kosovën janë të thella dhe ky ka mundësi ta shkatërroi tërësisht vendin tonë sepse nga këto takime edhe mundë të priten vendime të rënda. Unë mendoj që Kuvendi duhet të veproj dhe së bashku me Qeverinë t’ia ndaloj këtij njeriu përfaqësimin e Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, më mirë është të shkarkohet tani presidenti se sa të lejohet të vazhdojë me agjenda të tilla dhe të dëmtohet pa kthyeshëm e ardhmja e shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)