Ambasadori amerikan kritikon Universitetin e Prishtinës për punësime pa meritë

  • 07 June 2019 - 17:12
Ambasadori amerikan kritikon Universitetin e Prishtinës për punësime pa meritë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, ka kritikuar për punësime pa meritë në Universitetin e Prishtinës.

Kosnett ka shkruar se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për udhëheqje administrative dhe buxhet për staf të kualifikuar nëse dëshiron përparim. Duke pasur parasysh rregullat ekzistuese për punësim kjo do të rriste kualitetin e mësimdhënies dhe hulumtimit në Universitetin më të madh publik në Kosovë, ka përfunduar Kosnett.

(Kosova Sot Online)