Thaçi dhe Vuçiq nuk ndahen, dalin pamje të reja

  • 07 June 2019 - 18:08
 Thaçi dhe  Vuçiq nuk ndahen, dalin pamje të reja

Presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq pasi kanë përfunduar diskutimet në panelin e Forumit “GlobSec”, kanë vazhduar diskutimet edhe jashtë tij.

Në një fotografi nga Bratisllava shihet Thaçi dhe Vuçiq, duke biseduar, derisa ndërmjet tyre shihet edhe baronesha, Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetësuese e marrëveshjes në vitin 2013.

Ajo më herët kishte kërkuar nga dy presidentët që të bëjnë më shumë për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Thaçi sot ishte në panel bashkë me Vuçiqin dhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Image

(Kosova Sot Online)