Kursimet e Endrit Thaçit pa asnjë ditë pune

  • 08 qershor 2019 - 07:52
Kursimet e Endrit Thaçit pa asnjë ditë pune

Pa asnjë ditë pune, fëmijët e politikanëve kanë arritur që të “kursejnë” me mijëra euro në bankat e vendit. Djali i Presidentit Thaçi, Endriti ndonëse nuk punon askund ka rreth 14 mijë euro para ta gatshme në banka.

Fëmijët e politikanëve duket se kanë vendosur që të ndjekin rrugën e prindërve për tu bërë milionerë. Të rinj në moshë e pa punuar asnjë ditë të vetme, ata kanë arritur që të grumbullojnë me mijëra euro në kontot e tyre.

Përveç parave “cash”, ata pritet që të trashëgojnë nga prindërit edhe pasuri të tjera të paluajtshme në vlera milionëshe.

Një të ardhme të tillë e ka para vetes edhe pasardhësi i Presidentit të Kosovës. Fëmija i vetëm i Hashim dhe Lumnie Thaçit është vetëm 20 vjeçar, por në llogarinë e tij derdhen me mijëra euro çdo vit.

Aktualisht, ai ka në xhirollogari 13 mijë e 500 euro.

Endrit Thaçi njihet edhe për udhëtimet e tij luksoze. Derisa kur ishte fëmijë vizita e tij më e largët e tij ishte në Burojë të Skenderajt, tashmë shtete si Zvicra, Gjermania, Franca, Turqia, SHBA’të, Italia e Austria janë kthyer në destinacione ku ai i kalon pushimet çdo vit.

Image

(Kosova Sot Online)