I shpëtoi atentatit, kush është i arrestuari nga “Bistrica 2019”

  • 08 June 2019 - 10:32
I shpëtoi atentatit, kush është i arrestuari nga “Bistrica 2019”

Pak më parë, Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e një tjetër anëtari të grupit të drogës, në kuadër të të operacionit të koduar “Bistrica 2019”, ndërsa “BalkanWeb” zbulon identitetin e tij të plotë si edhe të shkuarën e errët.

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Arjan Lushkaj. Ai ka lindur në Corush të Mallakastrës dhe ka jetuar në Sarandë.

Mësohet se në 2011 ky i fundit i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni antidrogë “Bistrica 2019” ka nisur që në Muajin Maj, ndërsa arrestimi i Lushkajt e ka çuar në 14 numrin e të arrestuarve. Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar rreth 147 kg Cannabis Sativa.

(Kosova Sot Online)