Rama reagon pas Palmer: SHBA-të nuk e tolerojnë dhunën e opozitës, ndaj para drejt 30 qershorit

  • 08 June 2019 - 16:30
Rama reagon pas Palmer: SHBA-të nuk e tolerojnë dhunën e opozitës, ndaj para drejt 30 qershorit

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar përmes  Zv. Ndihmës-Sekretarit të shtetit Matthew Palmer që në protestat e opozitës të mos ketë akte dhune, përkundrazi SHBA-të do të gjejnë përgjegjës drejtuesit kryesorë politikë të opozitës.

Mbi këtë paralajmërim të hapur, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar në rrjetin social “një cicërimë” të shkurtër:

Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës në Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit.

(Kosova Sot Online)