Paralajmërimi për ‘peshqit’ e mëdhenj: Do t’ju vije fundi, po vjen koha që...

  • 10 June 2019 - 10:18
Paralajmërimi për ‘peshqit’ e mëdhenj: Do t’ju vije fundi, po vjen koha që...

Njohës të fushës së të drejtës kërkojnë që të ashpërsohet maksimalisht përgjegjësia dhe llogaridhënia, kontrolli dhe mbikëqyrna në organin e akuzës në të gjitha prokuroritë, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale. Sipas analistit politik, Dardan Grapci, kjo duhet të bëhet për shkak të abuzimeve të mëdha që bëhen me detyrën zyrtare dhe tregtinë me lëndë të caktuara duke anashkaluar disa, e duke ju dhënë prioritet të zgjidhjes së lëndëve të tjera të grupeve të ngushta të interesit.

Grapci beson që duke pasur parasysh reagimet e shpeshtuara të ndërkombëtarëve për sundimin e ligjit, shumë shpejtë do të ndodhin ndryshimet imponuara ligjore për të adresuar përgjegjësinë e secilit që bije ndesh me ligjin, nga prokurori e deri te zyrtari më i thjeshtë në institucione publike lokale.

Image

 

“Duhet të adresohet përgjegjësia për të gjithë, duke ia filluar nga Prokuroria Speciale e deri tek zyrtarët e lartë politik. Nuk duhet anashkaluar asnjë institucion të vetëm, siç janë Presidenti, Kryeministri, Ministri dhe krejt ministrat, krye parlamentari, kryetarët e komunave dhe asambleistat të cilët kanë qenë të përfshirë në keqpërdorime të detyrave e të haraçit, të kërcënimeve, të gjithë besoj se do ti kenë shpejtë muajt e ditët e numëruara”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

 

Ai thotë se të gjithë kësaj politike dhe sistemit të kalbur të drejtësisë po i vjen koha e përballjes me ligjin e kushtetutën, pasi edhe drejtësia është bërë një me grupet kriminale të interesit dhe po prodhon vetëm padrejtësi për popullin.

“Për të gjithë udhëheqësit e të korruptuar, shkelës të ligjeve, shpejtë do të ju vjen fundi sepse janë bërë bashkë dhe po i po i vjedhin paratë e qytetarëve, po bëjnë jetë luksoze. Të gjithë do të përgjigjen para ligjit e kushtetutës prandaj le të vjedhin derisa ende janë nëpër pozita sepse dihet që edhe prokurorët dhe gjyqtarët janë pasuruar me djersën e popullit, e jo me djersën dhe punën e ndershme e të tyre”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, duke pasur një sistem kaq të pa drejtë, qytetarët e kanë humbur besimin në drejtësi dhe nuk ankohen atje edhe kur kanë diçka për të zgjidhur.

“Qytetarëve të Kosovës nuk ju mbetur më të ankohen te drejtësia, kur ajo të shkatërron, prandaj unë mendoj që edhe vetë qytetarët duhet të jenë më aktiv, mendoj që ka ardhur koha që qytetarët ta marrin situatën nën kontroll ku ardhmja e tyre të varet nga vetë dora e tyre e jo nga dora e kriminelëve në sistemin e drejtësisë dhe të atyre në politikë sepse mafia-oligarkike është vetëm emër, por së shpejti do jetë vetëm një histori me një të kaluar të zezë e cila s’do lexohet por do të harrohet nga brezi në brez”, tha analisti Grapci për (Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).