Njeriu i Mogherinit në Beograd: Kosova po e pengon Serbinë në rrugën drejt BE’së

  • 10 qershor 2019 - 14:58
Njeriu i Mogherinit në Beograd: Kosova po e pengon Serbinë në rrugën drejt BE’së

Sem Fabrizi, diplomati i BE’së në Beograd, i cili përshkruhet si njeri i besuar i Federica Mogherinit, duket se në raportet Kosovë –Serbi e ka të qartë se si duhet të pozicionohet, edhe pse parimisht si përfaqësues i Brukselit do të duhej të ishte neutral.

Fabrizi, i cili nuk lëshoi asnjë zë kur Kryeministrja serbe në prani të tij i quajti njerëz të malit kosovarët, tani thotë se Serbia po pengohet nga Kosova në rrugën e saj drejt BE’së.

“Serbia është e angazhuar por është ndaluar dhe penguar nga vendimet e njëanshme të Prishtinës” ka thënë ai.

Megjithatë, ai disi ka gjetur forcë t’i bëjë verejtje të përkëdhelurve të tij serbëve duke thënë se Serbia në rrugën e saj drejtë BE’sënë disa fusha ka pasur një përparim të kufizuar duke përmendur lirinë e medias, konkurrencës dhe në fushën e prokurorimit, por pavarësisht kësaj Serbia ka theksuar i ka hapur tre kapituj të ri në negociatat me BE’në në 12 muajt e fundit.

Fabrizi ka thënë se Serbia duhet të bëjë punë shtesë në zhvillimin e demokracisë, ndarjen e pushteteve, në pavarësinë e gjyqësorit duke theksuar se mediat janë komponenta kyçe e shtetit demokratik.

(Kosova Sot Online)