Gjendet një person i pajetë, dalin detajet e para, ja çfarë dyshohet...

  • 10 June 2019 - 18:05
Gjendet një person i pajetë, dalin detajet e para, ja çfarë dyshohet...

Mesditën e sotme në bregun e detit në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Sipas të dhënave të para mësohet se trupi i pajetë është i një burri rreth moshës 60 vjecar ende i paidentifikuar, por që dyshohet të jetë pushues nga Kosova.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu. 

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

(Koosva Sot Online)