OKB, Gjermania i kërkon Kosovës ta heqë taksën ndaj Serbisë

  • 10 June 2019 - 19:08
OKB, Gjermania i kërkon Kosovës ta heqë taksën ndaj Serbisë

Zëvendës Ambasadori gjerman në OKB, Jurgen Schulz, kërkoi sot nga Prishtina zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo është në kundërshtim me proceset e integrimit.

Ai gjithashtu tha në Këshillin e Sigurimit se Berlini është në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Duke folur për incidentin me pjesëtarin rus të UNMIK-ut, i cili pengoi Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj gjatë aksionit të 28 majit në veri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diplomati gjerman tha se ‘pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni’.

(Kosova Sot Online)