Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë

  • 11 June 2019 - 10:24
Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly.

Haradinaj ka thënë se  ambasadorit jorezident, Pat Kelly,  i ka shprehur falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri ka theksuar se do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.

Shkrimi i plotë:

Prita në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly. Shpreha falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.

RH

(Kosova Sot Online)