Pamjet që çdo herë “tmerrojnë” serbët: Gjenerali gjerman që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar

  • 11 June 2019 - 18:39
Pamjet që çdo herë “tmerrojnë” serbët: Gjenerali gjerman që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar

Kosova po feston 20 vjetorin e çlirimit. Për nder të kësaj dite, në vend janë mirëpritur edhe dy personalitete të rëndësishme, të cilët lanë gjurmë në historinë e re të Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, me nderime shtetërore janë pritur në Kosovë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright.

Mirëpo, kthehemi 20 vite pas. Një prej momenteve që çdo herë do të mbetet në kujtesën e forcave serbe, padyshim do jetë edhe moment kur gjenerali Helmut Harff i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë.

Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova.

Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i “keni 30 minuta” për t’u larguar.

Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan.

(Kosova Sot Online)