Bill Clinton nuk ia jep dorën Edi Ramës, me gjasë as që e njeh

  • 12 June 2019 - 13:40
Bill Clinton nuk ia jep dorën Edi Ramës, me gjasë as që e njeh

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, sheshi ishte mbushur plot qytetarë. E pos tyre të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe krerët e shtetit fqinj, Shqipërisë.

Të ulur afër njëri-tjetrit ishin kryeministri Edi Rama e presidenti Ilir Meta. Kur ish- Presidenti amerikan Bill Clinton kreu fjalimin e tij, u nis drejt vendit afër së cilit të gjithë e prisnin në këmbë. Kështu bëri edhe Rama e Meta.

Por, ajo që u vu re ishte injorimi total që ish-presidenti i SHBA-së i ka bërë Edi Ramës, duke mos i dhënë dorën pas fjalës së tij. Teksa ka mbaruar fjalën e tij presidenti Clinton i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Edi Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

(Kosova Sot Online)