Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

  • 12 June 2019 - 14:26
Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ tentim dhunimi”.

Sipas Prokurorisë më 10 qershor në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren, përderisa e dëmtuara V.Q., kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, i pandehuri F.K., e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore ,e prek në pjesë të trupit, dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e personit tjetër, ku pasi e dëmtuara ka filluar të bërtas dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, ku edhe kishte dal për ta pritur vajzën.

Ndërkaq i njëjti e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online)