Clark tregon afërsinë me kosovarët, shpërndan statusin e Limajt në Twitter
Ish-komandanti suprem i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) Wesli Clark mbetet një nga personalitetet më të dashura për qytetarët e Kosovës.
Clark ishte edhe sot në Prishtinë, për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Se Clark është i afërt me Kosovën tregon fakti se ai ka shpërndare mesazhin e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, në Twitter.
Limaj në këtë mesazh kishte uruar qytetarët për ditën e Lirisë si dhe kishte falënderuar miqtë tanë për rreshtimin e tyre të drejtë në përkrahje të Kosovës.
(Kosova Sot Online)