Shpërthen bombola e gazit, lëndohet punëtorja në Ferizaj

  • 13 June 2019 - 12:29
Shpërthen bombola e gazit, lëndohet punëtorja në Ferizaj

Një incident ka ndodhur dje në Ferizaj ku në një lokal ka shpërthyer një bocë e gazit.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ku një femër ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. 

“Viktima femër K-Shqiptare përderisa ishte në vendin e punës, në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një bocë e gazit dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman”, thuhet në njoftim.

(Koosva Sot Online)