Vjen alarmi për Kosovën: Shpërthen revolta popullore, vendi drejt krizës së thellë...

  • 14 June 2019 - 07:48
Vjen alarmi për Kosovën:  Shpërthen revolta popullore, vendi drejt krizës së thellë...

Duke parë dhe analizuar trendët negative të zhvillimeve në vend, analisti politik, Blerim Burjani nuk e përjashton rrezikun e shpejtë të zhytjes së vendit në një krizë të thellë politike e sociale, si pasojë e shpërthimit të një revolte popullore për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe skandaleve të njëpasnjëshme që po ndodhin në Kosovë.

Sipas tij, revolta mundë të vije fare lehtë pasi që institucionet e zbatimit të ligjit po i harrojnë skandalet që vijnë njëri pas tjetrit, ku së fundi u harrua edhe skandali i fajdeve, ku nga përgjimet e publikuara përmenden edhe politikanë të nivelit të lartë.

Image

Sipas Burjanit, krejt kjo tregon se si vazhdimisht po mbesin në sirtarët e prokurorisë dosjet e “peshqve” të mëdhenj dhe nuk merret kush me të bërat e tyre.

“Kosova duhet të investoj shumë në rend dhe ligj, edhe pakënaqësitë duhet të zgjidhen, kurse ata të cilët janë involvuar në krime ekonomike duhet të fillimisht të lirohen nga postet publike dhe të përballen me ligjin”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Burjanit, derisa nuk pastrohet drejtësia dhe skena politike e Kosovës nga rrjetet e inkriminuara, atëherë stabiliteti i shtetit është i brishtë kurse zhvillimi ekonomik merr goditje akoma më të madhe.

“Pastrimi i figurave të larta dhe largimi i njerëzve të cilët janë zhytur në vepra penale do të ndihmojnë ndërtimin e një shteti demokratik që punon për qytetarët jo për përfitues të shumtë. Patriotizmi më i lartë do të jetë nëse në Kosovë ka dekriminalizim, funksionim të shtetit të së drejtës dhe sigurim të perspektivës përmes punësimit të të rinjve sepse vetëm kur njerëzit të kenë mirëqenie socialë dhe shëndetësore, e ardhmja e tyre shihet me optimizëm dhe shpresë.

Pra janë këto dy gjëra që duhet rregulluar si duhet, janë mbrojta shëndetësore dhe reforma sociale që duhet të ndodhë. Nuk duhet më të humbet kohë pa kuptim, vitet po shkojnë shpejt ndërsa zhvillimi ekonomik po ngecë, të gjithë duhet të orientohen në zhvillimin ekonomik dhe të teknologjisë informative”, përfundoi analisti politik, Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)